Lifestyle Love & Sex

Mësoni nëse keni puthur siç duhet deri tani…

Nëse jeni të sigurt që keni larë dhëmbët dhe keni konsumuar vetëm gjëra me aromë lulesh apo vanilje, atëherë jeni gati ta çoni lidhjen në një tjetër nivel.

Dëshironi të dini se si?!

Puthjet, jo më kot konsiderohen magjike! Nëse e bën perfekt atë moment, asgjë nuk do të jetë më si më parë mes jush.

Gjeni momentin e duhur!

Lexoni gjuhën e trupit të personit tjetër dhe përpiquni të kuptoni nëse ndihet komod për të dhënë një puthje. Nga ana tjetër, mos prisni shumë gjatë për ta dhënë atë puthje, ndryshe do të mendojë se nuk jeni të interesuar dhe do largohet.

Sytë, fokusohuni te sytë!

Është e rëndësishme të ruani një kontakt me sy para momentit të puthjes, ndërsa gjatë puthjes lëshoni veten dhe shijoni gjithçka me sytë mbyllur.

Shijoni momentin

E garantuar se do të kënaqeni më shumë nëse nuk shqetësoheni për aftësitë tuaja në puthje, apo për qiranë e shtëpisë që e keni lënë pa paguar, por shijoni momentin.
Mos nxitoni, s’po ju ngut askush! Puthja është punë në skuadër. Përpiquni të mos e trembni duke nxjerrë më shumë gjuhë se ç’duhet apo dhëmbë.

Përdorni zbutës për buzët!

Askush nuk pret që ju të keni buzë të mëndafshta, por të paktën mund të shmangni çarjen e buzëve në dimër, sepse nuk është dhe aq e këndshme për asnjërin.

Tregohuni spontanë!

Alternojeni puthjen e zakonshme me ndonjë kafshim të lehtë të buzës, një puthje në qafë dhe ca fjalë të ëmbla në vesh.

Komunikoni!

Nëse mendoni se ka diçka që nuk shkon, përpiquni të flisni me partnerin/en dhe me butësi tregojini çfarë mund të ndryshojë. Ose nëse çdo gjë shkon mirë, mund t’ia vini sërish në dukje.