Auto & Moto

Mësoni se sa energji humb një makinë elektrike kur nuk është në lëvizje…

Njerëzit dhe kompanitë që marrin vendimin për të blerë një makinë elektrike, marrin parasysh çmimin e blerjes dhe konsumin e saj. Megjithatë, ka edhe konsum të fshehur kur makina nuk është në lëvizje. Hulumtimi i kryer nga startup-i belg i energjisë Re.alto, tregoi se kostot mund të jenë deri në 600 euro në vit, nëse merren parasysh çmimet e energjisë elektrike në Belgjikë. Re.alto është një startup që mbështetet në shkëmbimin e të dhënave të energjisë.

Kjo kompani ka një marrëveshje me disa prodhues makinash për përpunimin e të dhënave nga automjetet elektrike. Konsumi shtesë i energjisë elektrike, shkaktohet nga konsumi gjatë pushimit në të ashtuquajturat modaliteti i gjumit. Humbja doli të jetë më e madhe nga sa pritej.

“Makinat që qëndrojnë në vend gjatë gjithë ditës konsumojnë, në varësi të modelit, rreth 3 kWh në ditë. Kjo korrespondon me një vlerë totale prej 1000 kWh në vit”, shkruan Monenergie.be. Makinat elektrike transmetojnë vazhdimisht të dhëna në aplikacionin e përdoruesit si temperaturën, statusin e baterisë.

Ky proces konsumon shumë më tepër energji sesa një smartphone. Zgjidhja më e mirë për pronarët është vendosja e makinës në modalitetin e gjumit. Aktualisht, shumica e shoferëve preferojnë modalitetin e gatishmërisë, sepse në këtë mënyrë makina lidhet me aplikacionin.

Rikujtojmë, se organizata J.D.Power, ka publikuar një studim të ri që thotë se ndërsa 68% e pronarëve të makinave elektrike përdorin një karikues të nivelit 2 të instaluar në shtëpi, kënaqësia e tyre e përgjithshme me përvojën e karikimit në shtëpi ka rënë nga viti në vit. Këto gjetje vijnë nga Studimi i Përvojës së Karikimit të Makinave Elektrike në Shtëpi (EVX) 2023, i cili vlerëson kënaqësinë e pronarit me karikuesit L2 në SHBA.