Sport

Messi dhe Shaqiri lënë për të dëshiruar/ Njihuni me lojtarët më të mirë deri tani në “Ligue 1” në Francë për sezonin 2021/22

Faqja e specializuar e statistikave WhoScored ka publikuar një listë me lojtarët më të vlerësuar apo me notë mesatare më të mirë në këtë fillim sezoni 2021/21 në Ligue 1, ku renditja e Lionel Messit dhe Xherdan Shaqirit lë për të dëshiruar.

Messi përjetoi një tjetër mbrëmje zhgënjyese për Paris Saint-Germain të premten në mbrëmje.

Argjentinasi ishte në formacionin titullar për ndeshjen e Ligue 1 kundër Lille në Parc des Princes, por ishte larg nga forma gjatë kohës së tij në fushë.

Messi bëri një paraqitje të dobët dhe u zëvendësua në pushim pas pjesës së parë me PSG-në që ishte duke humbur 1-0.

Mauricio Pochettino më vonë konfirmoi se sulmuesi legjendar u hoq si masë paraprake pasi u duk se e kishte lënduar këmbën.

Messi deri tani ka luajtur në pesë ndeshje të Ligue 1 për PSG-në, por ende është në pritje të golit të tij të parë në ligë dhe ende as nuk ka asistuar.

Ai ka qenë aq larg nga më e mira e tij sa, sipas statistikave të faqes së specializuar WhoScored.com, Messi ka qenë vetëm lojtari i 126-të më i mirë në Ligue 1 deri më tani këtë sezon.

Vlerësimi i tij me notë mesatare 6.75 është ndoshta më i dobëti për të në karrierë në një fillim sezoni.

Kjo nuk vlen edhe për dy bashkëlojtarët e tij, Kylian Mbappe, i cili renditet i dyti dhe Neymar që zë vendin e shtatë për notën më të mirë mesatare deri tani në Ligue 1.

Këtë fillim sezoni formë të dobët kanë treguar edhe shqiptari Xherdan Shaqiri me Lyonin, pasi ka vetëm notë mesatare prej 6.81 duke u renditur i 94-ti, si dhe emra të njohur si Marco Verratti dhe Angel Di Maria që gjenden poshtë në listë.

Më poshtë keni 10 lojtarët më të mirë në Ligue 1 deri më tani këtë sezon

10.Sofiane Boufal – notë mesatare 7.31

9.Ludovic Ajorque – notë mesatare 7.35

8.Jonathan Clauss – notë mesatare 7.35

7.Neymar – notë mesatare 7.36

6.Idrissa Gueye – notë mesatare 7.37

5.Amine Gouiri – notë mesatare 7,46

4.Kamaldeen Sulemana – notë mesatare 7.48

3.Teji Savanier – notë mesatare 7,68

2.Kylian Mbappe – notë mesatare 7.80

1.Dimitri Payet – notë mesatare 7,94

 

Të tjerë në listë në vendet e mëposhtme

21.Moussa Dembele – notë mesatare 7.18

34.Angel Di Maria – notë mesatare 7.10

52.William Saliba – notë mesatare 6.98

54.Marco Verratti – notë mesatare 6.96

66.Matteo Guendouzi – notë mesatare 6.93

68.Wissam Ben Yedder – notë mesatare 6.91

94.Xherdan Shaqiri – notë mesatare 6.81

126.Lionel Messi – notë mesatare 6.75