Sport

Messi e braktisi, ja kush është lojtari që do të mbajë numrin 10 tek Barça!

Tashmë, numri 10 i Barcelonës ka një pronar të ri. Numri që shoqëroi lojtarin më me peshë me fanellën e blaugranave për 13 vjet, përfundon mbi supet e Ansu Fati.

Një sinjal i fortë nga drejtuesit, por në të njëjtën kohë i vazhdimësisë, duke pasur parasysh se sulmuesi 18-vjeçar, si Messi, është produkt i La Masia.

Pas largimit të Leo Mess-it, numri 10-të tek Barça kishte mbetur bosh.

Drejtuesit ia ofruan disa prej lojtarëve, por ata refuzuan të mbanin mbi shpinë numrin e sulmuesit argjentinas.

Duket se drejtuesit e klubit katalan po e kërkonin me ngulm numrin e ri 10-të, dhe siç duket Ansu Fati pas bisedimeve ka rënë dakord ta mbajë veshur fanellën. Sulmuesi 18 vjeçar, tashmë ka përgjegjësi e madhe mbi supe…

https://twitter.com/FCBarcelona/status/1433008489622872071?s=20

Ndërkaq ja numrat e të gjithë lojtarëve:

https://twitter.com/FCBarcelona/status/1433015666777411584?s=20