Sport

Messi vazhdon te thyeje rekorde, PSG-Reims ndeshja me e shikuar në historinë e “Ligue 1”!

Mbrëmja e djeshme ishte speciale për kampionatin francez të futbollit pasi Lionel Messi debutoi me fanellën e PSG-së në ndeshjen ndaj Reims për javën e 3-të të kampionatit.

Messi hyri në fushën në minutën e 66-të të takimit duke zënë vendin e shokut të skuadrës Nemar. Por vetëm prezenca e Messit ka thyer një rekord në Francë.

Ndeshja u ndoq në televizion nga më shumë se 10.5 milionë shikues, duke e bërë kështu ndeshjet më të ndjekur në histori të kampionatit francez. Këto shifra flasin vetëm për Francën, pa përfshirë këtu tifozët në të gjithë botën.

Pasi la Barcelonën qytetin ku u rrit, u afirmua dhe shkëlqeu si futbollist i nivelit botëror, Lionel Messi nisi një etapë të re të karrierës së tij profesionale në kryeqytetin francez me PSG-në. Ajo që bie në sy është paga e jashtëzakonshme që do të përfitojë futbollisti i vetëm në planet që ka fituar 6 herë “Topin e Artë”. Paga e tij në njësi kohe përpjesëtohet në:

2.41 euro/sec
144.68 euro/orë
729,000 euro/javë
2.916.000 euro/muaj
34.992.000 euro/vit
Këtu nuk përfshihen bonuset e parashikuara në kontratën 2 vjeçare ku për Messin parashikohen edhe 30 milionë euro ekstra.

Pas 21 vitesh, 34-vjeçari argjentinas u largua nga Barcelona, pasi Klubi dhe La Liga nuk arritën një marrëveshje për çështjen e kontratës së re e cila ishte disproporcionale për bilancin financiar të klubit në raport me kushtet e vendosura nga UEFA dhe liga spanjolle e futbollit.