Sport

Mesut Ozil tërhiqet nga futbolli në moshën 34-vjeçare!

Ish-mesfushori i Arsenalit, Real Madridit dhe Gjermanisë, Mesut Ozil është tërhequr nga futbolli në moshën 34-vjeçare.

Ka qenë vetë futbollisti i cili bëri me dije lajmin në rrjetet e tij sociale ku shkruan.

“Ka qenë një udhëtim i mahnitshëm i mbushur me momente dhe emocione të paharrueshme. Kam pasur privilegjin të jem futbollist profesionist për gati 17 vjet tani dhe ndihem jashtëzakonisht mirënjohës për mundësinë që mu dha. Por në javët dhe muajt e fundit, pasi kam pësuar edhe disa lëndime, është bërë shumë e qartë se është koha për t’u larguar nga skena e madhe e futbollit”, shkroi ai.

Ozil fitoi nëntë trofe gjatë karrierës së tij në klub, duke përfshirë katër FA Cup dhe titullin e La Ligës spanjolle në 2012.

Ai gjithashtu fitoi

92 paraqitje për Gjermaninë dhe ishte pjesë e ekipit që ngriti Kupën e Botës 2014 në Brazil.