Politikë

Meta do të flasë publikisht për pikëpyetjet ndaj tij, Presidenti njofton konferencë me mediat

Presidenti Ilir Meta njofton se do të zhvillojë këtë të premte një konferencë për media. Në një postim në “Facebook”, Kreu i Shtetit thekson se do të dalë në konferencë nga Presidenca në orën 12:30, ndërsa thekson se do të jetë i hapur për çdo pyetje.

“Të dashur miq! Ju ftoj në ora 12.30 të më ndiqni live në konferencë për mediat nga Institucioni i Presidentit të Republikës. I hapur për çdo pyetje!”, shkruan Meta.

Kujtojmë se kjo do të jetë konferenca e parë e Presidentit Meta pas protestës së 8 janarit dhe zhvillimeve të forta në PD, ku kryedemokrati Lulzim Basha ka përjashtuar përgjithmonë nga partia Sali Berishën, ndërsa ky i fundit ka paralajmëruar aksion më të fortë politik për marrjen e selisë blu.

Gjithashtu, më 18 janar në Gjykatën Kushtetuese do të zhvillohet edhe seanca për kërkesën e Partisë Socialiste për shkarkimin e Ilir Metës si President, me argumentin se ka shkelur Kushtetutën.