Aktualitet

Meta: Dokrrat me shëndetësinë falas duhet të marrin fund

“Qeveria duhet urgjentisht të RIMBURSOJË pa asnjë vonesë të gjithë qytetarët e kuruar në shtëpi dhe t’u garantojë ILAÇET FALAS të gjithë të infektuarve”, kështu shkruan sot në rrjetet sociale Presidenti Ilir Meta në një reagim për situatën nga koronavirusi.

Ato që i cilëson “dokrra me shëndetësinë falas” dhe “çdo demagogji tjetër”, sipas Metës “duhet të marrin fund”.  “Urgjentisht të bëhet transparent plani i vaksinimit masiv e jo “klasor” i popullatës dhe të ndryshohet rrënjësisht strategjia anti-COVID, mbështetur mbi këshillat e specialistëve më të mirë epidemiologë, virologë e imunologë brenda e jashtë vendit. “Babëzia” në pandemi është edhe më kriminale!”, – thekson kryetari i shtetit.