Aktualitet

Meta: I lumtur që prita në Tiranë presidentin e Sllovenisë!

Presidenti i vendit Ilir Meta ka pritur në Tiranë homologun e tij, kreun e shtetit slloven, Borut Pahor. Meta ka publikuar foto nga takimi i përbashkët, ndërsa shprehet se shteti slloven do marrë Presidencën e Bashkimit Europian më 1 korrik të këtij viti.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

I lumtur të mirëpres sot në Tiranë në këtë ditë kaq të bukur, Presidentin e Republikës së Sllovenisë dhe mikun tim, Borut Pahor. Sllovenia do të organizojë Samitin e ardhshëm të Procesit të Brdo-Brijunit më 17 maj dhe njëkohësisht do të marrë Presidencën e Bashkimit Europian më 1 korrik të këtij viti.

Bisedat mbi këto dy ngjarje të rëndësishme dhe njëkohësisht mbi marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve tona mike i japin një vlerë të shtuar prezencës së Presidenit të Sllovenisë sot në Shqipëri.

Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë shumë të mira, për më tepër që Sllovenia është një partnere e rëndësishme rajonale dhe europiane për Shqipërinë

Më herët Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar  me Ministren Federale për Çështjet e BE dhe Kushtetutën të Republikës së Austrisë, znj.Karoline Edtstadler.

Në një postim në “Facebook”, Kreu i Shtetit shkroi se në takim ka vlerësuar miqësinë e hershme mes dy vendeve tona dhe mbështetjen e pakursyer të Austrisë si në marrëdhëniet dypalëshe ashtu edhe ndaj procesit të integrimit europian.