Politikë

Meta reagon për emigrimin e shqiptarëve: Nuk është faji i Britanisë, por i mafias në pushtet!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se kryeministri Edi Rama dhe mafia e tij në pushtet, janë shkaktarët kryesorë të largimit masiv të të rinjve nga Shqipëria.

Në një deklaratë për mediat, Meta u shpreh se qeveria duhet të ulë kokën për këto pasoja tragjike që i ka shkaktuar vendit dhe të forcojë bashkëpunimin me autoritetet franceze e britanike.

Ndër të tjera, Meta nënvizoi se Rama vijon të godasë investitorët vendas dhe të favorizojë monopolet.

“Fajëson autoritetet britanike për një fenomen, atë të shpopullimit dhe të largimit nga vendi, duke rrezikuar jetën e të rinjve tanë që e ka nxitur ai, me politikat e tij kundër të rinjve duke mos iu krijuar asnjë mundësi reale për të qëndruar në vendm, për t’u punësuar dhe për t’u mbështetur në projektet e tyre për të krijuar edhe familjet e reja këtu. Është thjesht mafia në pushtet shkaktare kryesore e huymbjes së perspektivës së këtyre të rinjve.

Ndërkohë që qeveria duhet të ulë kokën për këto pasoja tragjike që i ka shkaktuar vendit dhe të forcojë bashkëpunimin me autoritetet franceze. Të bashkëpunojë më autoritetet britanike që t’i trajtojë me dinjitet qytetarët tanë. Ndërkohë këtu në vend ky kryeministër dhe kjo qeveri vijon të godasë investitorët vendas dhe të favorizojë monopolet”, theksoi ai.