Design

Metoda e mbështjelljes së dhuratave e cila është ekologjike për mjedisin…

Në Japoni dhuratat e të gjitha formave mund të mbështillen në mënyrën tradicionale ‘furoshiki’ dhe përveç kësaj, është një metodë ndërgjegjshme për mjedisin. Japonezët nuk përdorin letër me shkëlqim për këtë rast, por një pëlhurë që duket e ngrohtë, shtëpiake dhe si diçka që e keni mbështjellë me shumë dashuri.

Ato mund të zbukurohen në mënyra të ndryshme, dhe japonezët preferojnë ta bëjnë atë me degë të vogla, lule dhe fruta të thata. E vetmja gjë që ju nevojitet është një shall ose një copë pëlhure në formë katrore.

 

Përveç kësaj, kjo metodë është ekologjike për mjedisin, sepse personi të cilit po i dhuroni është i sigurt se do të përdorë atë shall, ndërsa letra dhe shiritat ngjitës ka të ngjarë të përfundojnë në koshin e plehrave.

Për më shumë shikoni videon: