Gossip

Mevlani i jep fund një herë e mirë marrëdhënies së tij me Ledjanën! Çfarë ndodhi?!

Një prej çifteve më të përfolur të showbiz-it shqiptar, që për shumë kohë kanë qenë në vëmendje të mediave prej historisë së tyre të ‘dashurisë’ është Mevlani dhe Ledjana, dy ish-konkurrentët e programit të dashurisë “Për’puthen”.

Kujtojmë se dyshja u njoh në emision dhe u afeksionuan shumë pas njëri-tjëtrit, madje Mevlani i dedikoji dhe një këngë. Por pas ardhjes të një vajze tjetër në program, gjërat mes tyre ndryshuan pak dhe u bë një trekëndësh dashurie, Ledjana-Mevlani-Antonela.

Gjithsesi, dyshja zgjodhi të dilnin çift nga “Për’puthen” edhe pse dashuria e tyre nuk zgjati shumë, por i pushtoi një “urrejtje” ku nuk mungonin postimet me kunja për njëri-tjetrin.

Para disa kohësh, Ledjana është shprehur se mes tyre kishte marrë fund gjithçka dhe se ai i kishte bërë ‘bllok’, gjithashtu duke fshirë dhe këngën nga Youtube që e kishte bërë enkas për të.

Nga ana tjetër duket se Mevlani nuk e ka fshirë plotësisht si këngë, por e ka përpunuar atë duke sjellë një tjetër version. Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në TikTok ku kishte shkruar se kjo këngë ishte një krijim i bukur dhe se duhet të ishte për çdo femër.

Ai e publikoi këngën e re ditën e djeshme, me tiutllin “Bota ime”, si dhe në tekst ka zëvendësuar emrin e Ledjanës.