Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Mevlani zbulon të vërtetën e martesës në Gjermani

Mevlan Shaba është një personazh i emisionit të shumëpërfolur ‘Për’puthen’ i cili ka tërhequr jo pak herë vëmendjen me takimet e tij. Së fundmi, bëri bujë lajmi se Mevlani deklaroi pas tetë muajsh në emision se është vetëm për një vajzë, Ledjanën.

Mirëpo, ka disa ditë që po qarkullon në media lajmi se Mevlani është i martuar në Gjermani, një çeshtje kjo që u diskutua në një nga puntatat e ‘Për’puthen’. Ai zbuloi të vërtetën e martesës, një e vërtetë që nuk duhet t’i shqetësojë fansat e çiftit Mevlan-Ledjana.

Mevlani tregoi se ka qenë i martuar në Gjermani për letra. Lajmi i mirë është se Ledjana ka qenë në dijeni të këtij fakti. Duket se ata po tregohen mjaft të sinqertë me njëri-tjetrin, dhe veç takimeve para kamerave, ata kalojnë më tepër kohë privatisht së bashku.

Kujtojmë, se pak javë më parë dyshja mori vendimin e papritur. Ata treguan për planet e tyre për largimin nga emisioni. Ledjana u shpreh se për të, kamerat e bëjnë më të vështirë  dhe se i duhet të dalë nga programi për të vazhduar njohjen me Mevlanin.