Celebrities Fashion

Michael Kors i transformon supermodelet në vajza Bond!

Shtëpi të ndryshme mode sjellin çdo vit koleksione të reja me veshje tejet të bukura dhe sigurt që marketingu luan një faktor shumë të rëndësishëm për markat e modës. Ato përpiqen të vijnë çdo herë me ide inovative dhe të tërheqin vëmendjen e publikut e blerësve.

Duket se këtë Michael Kors ka vendosur të sjellë diçka krejt ndryshe, duke u frymëzuar nga ylli i kinemasë dhe filmi që ka patur shumë sukses, James Bond.

Në këtë koleksion të ri, Kors kishte përzgjedhur disa nga modelet më të mira për të qenë pjesë e fushatës. Fotot dhe video-t janë zhvilluar në plazhin e Miami-t, ku vajzat shfaqen mbi jaht dhe të veshura me të zeza.
Disa nga modelet janë Olivia Culpo, Shanina Shaik, Elsa Hosk, Camila Coelho dhe shumë të tjera.

Në një foto të postuar në Instagram-in e saj, Shaik është shprehur se gjithmonë dëshironte të ishte një vajzë Bond, teksa ishte e vshur me një palë rroba banje me mëngë të gjata me zinxhirë, pjesë e koleksionit më të ri të Kors i cili quhet “MMKx007”.

Arsyeja e përdorjes së kësaj tematike për këtë koleksion është sepse, sipas një postimi në Instagram nga faqja e markës Michael Kors, veshjet ‘bërtasin’ glamurin, intrigën dhe energjinë e Bond Universe.

Këto lloj kostumesh mendohet të kenë vlerën e 130 dollarëve.