Music Showbiz Sport

Mick Jagger tifoz besnik, çfarë nuk bën për Anglinë!

Që Mick Jagger është tifoz i zjarrtë, kjo dihet por ka edhe më…

Këngëtari i Rolling Stones theu karantinën për të hyrë në Stadiumin Wembley të Londrës për të ndjekur gjysmëfinalen e mbrëmjes së 7 korrikut kur Anglia e tij luante me Danimarkën.

Për shkak se kishte qenë në Francë, Jagger duhej të qëndronte 10 ditë në karantinë sepse kështu e përcaktojnë rregullat në Mbretërinë e Bashkuar por artisti i famshëm vendosi të bëjë një sakrificë e t’i shpërfillë dhe jo pa pasoja.

Tani rrezikon gjobë 10 mijë paundëshe!

Mick Jagger që njihet për mbështetjen e zjarrtë ndaj Arsenalit spikati në Londër mes 60 mijë tifozëve të mbledhur për të shijuar më pas fitoren e ëmbël që e çoi Anglinë në finalen e 11 korrikut të Euro 2020.

Me maskë të zezë e kapele, Mick u fotografua ndërsa po i drejtohej zonës VIP dhe maskimi i shkoi dëm pasi nuk iu shpëtoi fansave, shumë prej të cilëve i kërkuan autografë e selfie.

Siç bën të ditur “Daily Mail Online”, Jagger e kishte në plan të udhëtonte për në Londër për diskun e  fundit të Stones i parashikuar për në fund të vitit. Burime pranë tij siguruan tabloid-in anglez se Mick u tregua shumë i kujdesshëm, bëri tamponin para fluturimit, si dhe në aeroport e po ashtu pas ndeshjes.