Music

Midis shëndetit dhe albumit, ja kë zgjedh Drake!

Fansat e Drake do të duhet të presin edhe pak për “Certified Lover Boy”. Reperi i “Laugh Now, Cry Later” njoftoi të mërkurën se po shtyn publikimin e albumit të tij të 6-të për herë të dytë.

“Unë isha duke planifikuar të publikoja albumin tim këtë muaj, por midis operacionit dhe rehabilitimit, energjia ime i ishte kushtuar shërimit. Jam i bekuar që jam përsëri në këmbë duke u ndjerë shkëlqyeshëm dhe i përqendruar te albumi, por CLB nuk do të publikohet në janar. Unë mezi po pres që ta ndaj me ju të gjithë në 2021!”

Reperi fillimisht njoftoi në Instagram në prill të vitit 2020 se po vinte me një album të ri në verën e atij viti. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim!