Bota

Mig-u rus ndejk avionin spiun amerikan, kryen manovra të rrezikshme

Anëtarëve të ekuipazhit të një avioni spiun amerikan EP3, iu afrua një mig rus, i cili fluturoi vetëm 1.5 metra larg mbi Detin e Zi. Marina Amerikane tha se “Sukoi 27” ndoqi EP3-shin për rreth dy orë mbi ujërat ndërkombëtare e më pas vendosi të kryente manovrën tejet të rrezikshme, duke i fluturuar fare pranë.