Aktualitet

Mijëra dosje presin për gjykim, Ulsi Manja: Shumë shpejt procese gjyqësore edhe online

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë me dije se shumë shpejt disa seanca gjyqësore do të zhvillohen online. Ai tha se nisur nga stoku i dosjeve në gjykata, kanë marrë eksperienca nga vendet europiane që palët t’i drejtohen seancave gjyqësore pa qenë të pranishëm fizikisht.

“Stoku është problem. Marrim kontakte për ditë me kolegë në Europë. Edhe në vende të BE ka probleme me stokun. I kanë paraprirë stokut përmes mekanizmave ligjore me drejtësi alternative. Modeli italian, gjykata e Firenzes, me 35% e ka lehtësuar ishte ndërmjetësimi. Këtu në këtë parlament është votuar, por nuk i kemi dhënë shtysën e duhur. Të shohim edhe drejtësinë alternative por edhe përmirësim, ndërhyrjet e duhura në kode. Shumë vende po na japin eksperiencën e drejtësisë digjitale. Në një të ardhme shumë të afërt palët jo domosdoshmërish do shkojnë në gjykatë se do iu jepen mundësi që ti drejtohen gjykatës pa qenë të pranishëm”, tha Manja.

Ndërkaq, pezullimi i hartës së re gjyqësore deri në hartimin e hartës së re territorial, është propozimi i avokatëve, me qëllim gjetjen e zgjidhjes për t’i dhënë fund bojkotit.

Propozimi u bë nga kreu i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia, i cili, ndër të tjera kërkoi që politika të qëndrojë larg kësaj cështjeje.

Thamë edhe Apeli i Tiranës të ndahet në civil e penal dhe një prej tyre le të shkojë në Durrës. Propozuam që gjykatat e shkallës së parë të kthehen në seksione administrative, kërkuam që Saranda, e pranuam dhe ishte zgjidhje politike jo teknike, të ketë gjykatë të shkallës së parë. Po ashtu kërkuam edhe për Lushnjen, s’ka asnjë lidhje gjykatë administrative në Lushnje, nuk u mor asnjë, edhe pse dhamë kontributin tonë, me përgjegjësi bëmë kundërshtimet tona. Propozuam të bëhen me faza, jo menjëherë. Ne nuk besojmë se e keni seriozisht, edhe kete degjese. Ju po bëni hartën territoriale dhe nuk e keni seriozisht se po ta keni seriozisht do e pezullonit hartën gjyqësore, kërkesa jonë është pezulloni hartën gjyqësore deri sa të bëni hartën territoriale, mos fillojmë prap themelet. Kjo është kërkesa jonë, ju siguroj se këtë lëvizje nuk e kemi bërë për xhepin tonë.”- u shpreh Haxhia.