Çdo gjë është ashtu si duket Music

Mikaela Minga: “Prezenca e shqiptarëve të Kosovës në Festival sjell një…”

‘Çdo gjë është ashtu si duket’ është programi më i ri podcast i nisur në TAR për kënaqësinë e të gjithë dëgjuesve ku gjatë dy orëve së bashku me prezantuesen Anna Shkreli dhe të ftuarit e saj diskutohet mbi tema nga më të ndryshmet. Mikaela Minga, muzikologe e ftuar sot në episodin e tretë’ të Çdo gjë është ashtu si duket’ tregoi mendimin e saj si specialiste lidhur me muzikën e ditëve të sotme, si po marketohen këngët, platformat në të cilat transmetohen dhe praninë e shqiptarëve të Kosovës në Festivalin e Këngës.

Fillimisht, Mikaela tregoi mendimin e saj se si ka ndryshuar peisazhi i distribucionit dhe prodhimit të muzikës?

Ky është një debat shumë i madh në pergjithësi. Kam parasysh epokën digjitale e cila e ka hequr muzikën si mall i prekshëm. Në dijeninë time në Amerikë nuk prodhohen më CD, kanë dalë në modë ‘EP’. Çdo gjë shkon në mënyrë digjitale. Në një mënyrë apo tjetër nuk kemi si ti konsiderojmë si elemente negative. Çdo gjë vëzhgohet në një perspektivë kohe të cakutar. Nëse radio dikur të impononte një listë të caktuar dëgjimi, në YouTube çdokush vendos të dëgjojë çfarë dëshiron. Ka një liberalizim të skajshëm të muzikës.

Por, ky zhvillim teknologjik ndoshta po sjell një problematik që për shkak të algoritmit që YouTube apo platforma te tjera të muzikës na japin të gatshme bazuar në kërkimet tona duke na bërë që të humbim kështu mungesën e dëshirës për të eksploruar në zhanre që ndoshta ende nuk e dimë nëse na pëlqejnë. Minga nuk është plotësisht dakord me këtë teori.

Është deri diku e vërtetë, por ngelet në dorë të individit. Nëqoftëse ne jemi të ndërgjegjshëm kjo mund të kthehet në një lloj loje. Ti provon çfarë të ofron YouTube, pastaj bën kërkimet e tua. Një nga problemet më të mëdha të muzikës në Shqipëri është që ne nuk kemi një arkiv që ka mbledhur të gjitha materialet muzikore të krijuara pas viteve ’90. Dhe kur ty të duhet një material e vetmja pikë referimi ngelet YouTube dhe ky është një problem i madh. Ka një sërë problematikash që herët ose vonë duhet të artikulohen në shtyp. Nuk kemi një arkiv të të gjitha materialave të krijuara.

Po në muzikën tonë ose më saktë në Festivalin e Këngës, çfarë ka ndryshuar dhe si i sheh Minga këto ndryshime?

Duke filluar nga viti 1991 kemi një ndryshim qoftë në numrin e këngëve pjesëmarrëse, një lloj libera lizimi. Por dhe në drejtim të zhanreve që përfshihen në Festival. Veç të tjerash është prezenca e artistëve në zonat shqipfolese përtej Shqipërisë dhe një grupi të rinjsh që po themi nxiten nëpërmjet Festivalit. Prezenca e shqiptarëve të Kosovës në Festival sjell një larmi zhanresh dhe një qasje politike ndaj trajtimit të këngës. Dhe artist të ndryshëm e nxjerrin në pah këtë element. Përmend këtu Ilir Shaqirin, jo ai që fitoi’BBV’, por këngëtari, e përdorin për efektin e nacionalizmit.