Celebrities Gossip Showbiz

Mikesha e saj më e mirë feston ditëlindjen, Afërdita Dreshaj nuk i kursen fjalët e ëmbla!

Afërdita Dreshaj prej kohësh tanimë ushtron profesionin e saj si modele në Amerikë ku dhe ka krijuar familje me partnerin e saj, Jakub Kindl i cili është një hokeist i njohur. Çifti u bënë prindër për herë të parë në mars të vitit të kaluar. Afërdita dhe Jakub u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky.

Bukuroshja është mjaft aktive në rrjete sociale me momente nga përditshmëria apo dedikime për të afërmit e saj ashtu si ka qenë edhe më i fundit ku modelja ka uruar publikisht mikeshën e saj më të mirë për ditëlindje dhe padyshim ka zgjedhur fjalët më të ëmbla.

Njeriu im special… Të uroj ditëlindjen më të lumtur, të dua shumë. Gjithmonë kalojmë kohën më të mirë bashkë… Të dua dhe do të doja të isha aty për të festuar.

Bukuroshja nuk ngurron të ndajë momente në rrjete sociale me familjen e saj, ashtu si ka ndodhur dhe para disa ditësh ku teksa vogëlushi i saj bën plot 18 muaj jetë, modelja e ka uruar me fjalët më të bukura me anë të një Instastory gjithashtu na tregon se sa është rritur Sky i vogël.