Celebrities Gossip Showbiz

Miku i ngushtë i Marina Vjollcës mesa duket na dha një lajm të mirë!

Marina Vjollca është një nga moderatoret më të pëlqyera nga publiku shqiptar. Ajo është e martuar me reperin e njohur Getoar Selimi. Edhe pse ata kanë shumë vite bashkë me njëri-tjetrin ata vendosën që të martoheshin para 4 vitesh.

Çifti i njohur mesa duket mund të jenë duke u bërë gati për të qenë prindër, por që asgjë nuk është vërtetuar dhe konfirmuar ende nga vetë ata. Të gjitha këto aludime kanë ardhur jo pa qëllim, pasi Marina ka shumë kohë që nuk ka postuar në llogarinë e saj në Instagram dhe ajo që shtoi më shumë dyshimet kohëve të fundit ishtë InstaStory i saj ku shkruante:

Faleminderit Zot për gjithçka!

Por së fundmi deklarata e mikut të saj të ngushtë, Eraldo Rexho duket se i ka trazuar ujërat dhe po largon pak nga pak dyshimet në lidhje me shtatëzëninë e Marinës. Teksa ishte i ftuar gjatë një interviste ai u pyet në lidhje me personazhin i cili do të ishte në kopertinën e “Revista Who”, ai u shpreh se:

Do të kemi në kopertinë një personazh që pret të bëhet mami. Nuk mund të them dot më shumë derisa të vijë momenti i kopertinës. Është bionde.

Gjatë vazhdimit të intervistës ai shtoi se të dy prindërit e ardhshëm janë të famshëm. Mos ndoshta kjo i vendos vulën gjithçkaje se moderatorja bukuroshe që mund të jetë në pritje të ëmbël? Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se të presim që këto lajme të bukura të konfirmohen nga vetë çifti.