Sport

Milan nuk e braktis Zlatan, javën e ardhshme firmoset kontrata e re!

Milani nuk ka në plan të lejojë Zlatan Ibrahimoviç të largohet nga ekipi. Kampionët e Italisë i kanë ofruar gjigandit suedez një kontratë të re një vjeçare e cila do të nënshkruhet javën e ardhshme.

40 vjeçari deri në vitin 2023 do të fitojë një pagë modeste prej 1.5 milion euro të garantuara dhe gjithashtu bonuese të shumta janë ofruar nga Milani në bazë të arritjeve individuale dhe ekipore për Zlatanin.

Kampionët e Italisë pavarësisht dëmtimit të rëndë që ka pësuar sulmuesi i cili pritet të kthehet vetëm në pjesën e dytë të sezonit, nuk kanë hequr dorë nga ai, sepse kanë vlerësuar së tepërmi rolin e tij në ringritjen e Milanit përsëri në nivele të larta.

Zlatan i cili në tetor do të mbushë 41 vjeç, do të zhvillojë sezonin e katërt me Milanin. Rikthimin e tij ai e bëri në janarin e vitit 2019-të dhe që prej atij viti kuqezinjtë filluan ringritjen.

Në sezonin 2020-2021 Milani u rikthye në Champion League dhe në sezonin e fundit fituan betejën deri në ndeshjen e fundit kundrejt Interit duku u kurorëzuar Kampionë të Italisë. Suedezi në sezonin e fundit në Seria A zhvilloi 23 paraqitje duke shënuar vetëm tetë gola.