Celebrities Showbiz

Miley Cyrus bëhet nostalgjike në kocert. Ja çfarë sjell për fansat!

Këngëtarja e njohur dhe e dashur për publikun Miley Cyrus është kthyer pas në kohë. Gjatë koncertit të saj më të fundit ajo është fotografuar ndërkohë që mbante veshur një bluzë të bardhë me logon e ‘Hannah Montana’-s. Kujtojmë se për të ‘Hannah Montana’ ka qenë një ndër projektet e para që ajo ka marrë pjesë dhe që me rolin e saj mjaft origjinal arriti të fitonte dashurinë e publikut.

Miley Cyrus është e njohur për personalitetin dhe energjinë e saj. Në fillim të koncertit ‘Summerfest’ të mbajtur në Milwaukee, këngëtarja 28-vjeçare solli për të gjithë fansat e saj një detaj duke u bërë nostalgjike për rolin e saj. Me veshjen e bluzës së ‘Hannah Montana’-ës ajo rikujtoi periudhën që ka qenë pjesë e kompanisë ‘Disney’.

Por këto momente të veçanta nuk zgjatën shumë sepse gjithçka ndryshoi pasi Miley e hoqi bluzën dhe fillloi të performonte me një energji të papërshkrueshme disa nga këngët e saj më të mira dhe më të pëlqyera ndër vite. Ajo arriti që me performancën e saj të elektrizonte skenën dhe të ndizte atmosferën në maksimum.

Rikujtojmë gjithashtu se në fillim të këtij muaji, ndërkohë që performonte në Napa të California-s, bukuroshja 28-vjeçare pranoi para të gjithë të ftuarve se ajo kishte përdorur muzikën për të përballuar problemet e vështira të jetës së saj.

Miley ka theksuar gjithashtu rëndësinë e të qenit e rrethuar me dashuri ndërsa ndërtoni jetën tuaj dhe mbani pranë vetes vetëm ata që po ju ndihmojnë “të rindërtoni themele të qëndrueshme”.

Unë kisha një teori se do të vdisja nëse nuk do të kisha një partner, nëse nuk do të kisha dikë që të më puthte çdo natë. Atëherë ky ishte qëllimi im, por që nga periudha e pandemisë, unë gjeta një qëllim të ri dhe kjo është muzika. Muzika ishte ajo që na mbajti gjallë në kohët e vështira që kaluam.