Showbiz

Miley Cyrus dhe Drake në një bashkëpunim muzikor?!

Ka mjaftuar vetëm një postim nga këngëtarja e famshme Miley Cyrus që të gjithë të spekulojnë se ajo do të ketë një bashkëpunim të ri me Drake.

Së fundmi ajo ka postuar në rrjetin social Instagram një foto ku shfaqet e grimuar brenda një pishine ndërkohë që në përshkrimin e fotos i ka bërë ‘tag’ reperit i cili menjëherë më pas nisi ta ndjekë në këtë platformë.

Aludohet se fotoja është nga xhirimet e këtij klipi ndërkohë, asnjëheri nga artistët nuk ka komentuar mbi këto spekulime.

Një bashkëpunim muzikor mes Drake dhe Miley Cyrus, sipas fansave të zjarrtë të tyre mund të shndërrohet në hitin e kësaj vere.