Celebrities Music Showbiz

Miley Cyrus i kërkon familjarëve të saj që të mos ta ndjekin më në “Instagram” në mënyrën më origjinale të mundshme!

Ndoshta nga këngëtarja e njohur Miley Cyrus nuk kanë mbetur më gjëra të cilat mund të na surprizojnë. Që nga videoklipi i saj i famshëm “Wrecking Ball” ku shihet nudo mbi një top gjigant, si dhe shumë situata të tjera gati-gati të çmendura, Miley përsëri ja del që me të papriturat e saj të tërheqë vëmendje. Kësaj here, këngëtarja i kërkon familjarëve ta heqin nga “Instagrami”.

Dhe arsyeja është më e thjeshtë se sa kujtoni. Ajo nuk do që prindërit të shohin vithet e saj. Në një foto të publikuar së fundmi në “Instastory”, Miley ka postuar vithet, veshur me një palë të brendshme ngjyrë blu që e bënin të dukej shumë seksi. Ajo ka shkruar:

Me shumë gjasa është një moment i mirë që familja ime të bëjë ‘unfollow’ vithet e mia…Literalisht.

Megjithatë, familja e saj tashmë duket se është mësuar me të tilla postime. Javën e shkuar, Miley postoi një video goxha provokuese ku ishte e veshur me një trupore të zezë dhe duke bërë disa lëvizje tejet provokuese dhe sensuale.