Celebrities Music Showbiz

Miley Cyrus nuk është e fokusuar në jetën e saj romantike dhe ja se pse…

Këngëtarja e njohur Miley Cyrus së fundmi ka kuptuar gjatë pandemisë se qëllimi i saj është muzika dhe definitivisht këtu nuk përfshihet një partner romantik në jetën e saj. Gjatë fundjavës, Miley mbajti një fjalim në festivalin “BottleRock Napa Valley” para një shfaqjeje të “Maybe” të Janis Joplin, një këngë për të cilën ajo thotë se përfaqëson “lirinë” e saj.

Kjo këngë, për mua, lidhet me ndryshimet që kam përjetuar në jetën time dhe gjërat që kam humbur janë kthyer në atë që kurrë nuk e dija se doja ose kisha nevojë të fitoja.

Ajo vazhdoi të shpjegojë se ndihet sikur po rindërton jetën e saj që kur një zjarr shkatërroi shtëpinë e saj në Malibu në vitin 2018 dhe vetëm tani po gjen stabilitetin e saj.

Edhe pse ndonjëherë ndihem sikur duhet të filloj nga asgjëja, ashtu si me zjarrin e shtëpisë, duhet të rindërtojmë veten plotësisht. Ai zjarr ishte gati tre vite më parë dhe unë po ndihem sikur po filloj të gjej stabilitetin tim tani. Dhe kështu, dua që të gjithë të jenë të durueshëm, kjo kërkon shumë përpjekje dhe elasticitet.

Miley thekson rëndësinë e të qenit e rrethuar me dashuri ndërsa ndërtoni jetën tuaj dhe mbani pranë vetes vetëm ata që po ju ndihmojnë “të rindërtoni themele të qëndrueshme”.

Unë kisha një teori se do të vdisja nëse nuk do të kisha një partner, nëse nuk do të kisha dikë që të më puthte çdo natë. Atëherë ky ishte qëllimi im, por që nga periudha e pandemisë, unë gjeta një qëllim të ri dhe kjo është muzika. Muzika ishte ajo që na mbajti gjallë në kohët e vështira që kaluam.

Miley shprehet se është shumë me fat që muzika është pjesë e  rëndësishme e jetës së saj dhe ka një falenderim për të gjithë.