Food & Drink Health & Beauty

Minerali i rëndësishëm që duhet të konsumoni në moshën 50-vjeçare!

Në moshën 50-vjeçare, gratë hyjnë në menopauzë dhe përballen me simptoma të cilat disa mund të jenë të pakëndshme. Për këtë arsye është me rëndësi t’i kushtohet kujdes mënyrës së ushqimit. Është e rëndësishme të konsumoni ushqime me vitamina dhe minerale të nevojshme, por njëri është posaçërisht i rëndësishëm në këtë moshë të jetës. Seleni është një antioksidant i fuqishëm, ngadalëson plakjen e trupit, neutralizon radikalet e lira dhe ka një efekt të favorshëm në gjendjen e flokëve dhe lëkurës.

Ndihmon në uljen e rrezikut të çrregullimeve hormonale, kështu që seleni është shumë i rëndësishëm për gratë që hyjnë në menopauzë. Për shkak të vetive të tij antioksiduese, forcon sistemin imunitar dhe ngadalëson plakjen. Mbështet shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut.

Ka një efekt të dobishëm në sistemin nervor dhe tejkalimin e stresit. Përfshini në dietën tuaj peshk dhe ushqime deti, kërpudha, vezë, tërshërë, fara, yndyrë, djathë, hudhër. Ushqimet që ndërhyjnë në përthithjen e selenit janë ëmbëlsirat, brumërat, pijet e gazuara.

Nëse hani rreth 50g kërpudha, ose 70g arrë kokosi, ose një deri në dy arra braziliane në ditë, do të keni një nivel të mjaftueshëm të selenit në trupin tuaj. Ndërkaq, menopauza është një fenomen me të cilin çdo grua do të përballet dhe për të qenë të sinqertë, asnjëherë nuk është përvojë e kënaqshme. Një tudim i kryer së fundmi ka treguar se 75 % e grave ndihen të papërgatitura për fazën e menopauzës dhe se ajo periudhë ka ndikim në nivelet e tyre të vetëbesimit.