Bota

Ministrat e Jashtëm të vendeve balltike në karantinë

Ministrat e Punëve të Jashtme të tre vendeve balltike u vendosën sot në karantinë pasi homologu i tyre slloven rezultoi me COVID-19. Anze Logar u konfirmua me koronavirus pas takimeve me kolegët në Letoni, Estoni e Lituani.

Ndërkaq, edhe presidenti polak Andrzej Duda rezultoi pozitiv me COVID-19, disa ditë pas një vizite në Talin, kryeqyteti i Estonisë. 48-vjeçari u karantinua por nuk ka simptoma të rënda për momentin.

Polonia është mes vendeve të Bashkimit Europian që po përballet me shifra në rritje të infektimeve e viktimave nga COVID-19. Në vendin me mbi 228 mijë të prekur e më shumë se 4 mijë viktima, qeveria vendosi kufizime të reja, më rigoroze që e kthejnë Poloninë në “zonë të kuqe”.