Politikë

Ministri Cakaj në takim me zyrtarin politik të Luginës së Preshevës, ja fokusi i diskutimit

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesin politik të Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi. Siç bëri të ditur Cakaj, biseduan edhe për ndërmarrjen e disa veprimeve shtesë për rritjen e ndjeshmërisë ndërkombëtare lidhur me procesin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Po ashtu, shprehën shqetësimin e thellë për një numër procesesh gjyqësore ndaj shqiptarëve, vetëm e vetëm për shkak të përdorimit të hapur të simboleve kombëtare.