Ministri grek i Shtetit Stavros Papastavrou ndodhet në Shqipëri dhe ka takuar kryetarin e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri që ndodhet në burg.
Takimi u zhvillua në qelitë e paraburgimit të Durrësit, ku Beleri vijon të jetë në paraburgim prej gjashtë muajsh.
“Kjo vizitë ka për qëllim për ti shprehur edhe një herë mbështetjen ndaj tij ndërkohë që nesër pritet të ketë seancë gjyqësore” shkruan Prothotema.
Takimi i zyrtarit të qeverisë greke me Belerin bëhet një ditë para seancës së radhës të gjyqit në themel të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. Kujtojmë se Athina zyrtare ka kërkuar me forcë që Beleri të lejohet të bëjë betimin, ndërsa ky konflikt ka përkeqësuar marrëdhëniet mes dy qeverive. Greqia ka paralajmëruar për të bllokuar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE për shkak të çështjes “Beleri”.
Vijon…