Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, nga foltorja e Kuvendit nxori disa përgjime nga platforma SKY ECC duke ngritur akuza të forta.
Sipas Bardhit komunikimi në fjalë “tregun se kush e ka zgjedhur kreun e Policisë së Shkodrës”, duke akuzuar se kreu i policisë së DShkodrës është zgjedhur nga bandat.
“Si ta quajnë drejtorin e policisë së Shkodrës, e di emrin? Ta them unë kush ta ka emëruar. Kodi pin i Sky ECC, DGLXJM: O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm. Di gjë ti? Përgjigjet kodi sky 7142D9: Po por kam frikë se nuk e bën. Ndërhyn prapë kodi DGLXJM: Mua Mondi më duhet një dimër aty vëlla. Në fakt Mondi është drejtori aktual i policisë Shkodër që u emërua një muaj pasi ky miku i ministrit të Brendshëm është përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend u bë ministër i Brendshëm”, tha ai.
Por këto akzua u hodhën poshtë nga Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.
“ Në lidhje me dy gënjeshtrat që u paraqitën në mëngjes nga deputeti Gazment Bardhi. Gënjeshtra e parë ishte komunikimi nëpërmjet zotërisë “Mondi” në “EncroChat” me të ashtuquajturin zotin ministër.
Po bëj parantezën e gënjeshtrës në mëngjes nga deputeti, i cili tani nuk është në sallë për ta dëgjuar të vërtetën. Minimumi, kur deputeti duhet të gënjejë të na thotë të paktën që, kam dëshirë të gënjejë dhe të vazhdojë.
Unë po përmend tekstin e bisedës, ndaj më lejoni t’jua shpjegoj deri në fund. Nuk jam politikan i kualifikuar si deputeti, i cili përmendi në mëngjes pjesën e kësaj gënjeshtre, por unë do t’ju them të vërtetën e këtij komunikimi, në raport me kërkesën që ai kishte për komunikimin në “EncroChat”.
Kjo është e para dhe, e dyta, është problematika e përzgjedhjes së Komandantit të Gardës.
Në lidhje me komunikimin në “EncroChat” po ju bëjë me dije se: zotëria Mondi është me gradën Drejtues i Parë në Policinë e Shtetit. Aktualisht mban postin e Drejtorit të Policisë së Qarkut Shkodër.
Në vijimësi të karrierës time profesionale, gjatë viteve 2009 – 2011, kam pasur nderin të punoj me Drejtuesin e Parë, Edmond Sulaj. Ai është një nga oficerët në karrierë, i cili ka treguar aftësi dhe integritet përgjatë të gjithë karrierës së tij. Sulaj ka 27 vite punë. Besoj se edhe deputeti zoti Erion Braçe ua bëri me dije për mënyrën se si Sulaj e gjykon ushtrimin e kësaj detyre dhe përgjegjësinë që ai mban për këtë detyrë.
Ndërkohë, në “EncroChat” parashtrohet një bisedë që i përket vitit 2021. Më lejoni t’ju shpjegoj se Edmond Sulaj ka marrë detyrën e Drejtorit të Policisë së Qarkut në vitin 2023. Pra, kjo gënjeshtër bie.
Tani të dalim te gënjeshtra e dytë. Unë nuk e kuptova pjesën e Komandantit të Gardës, sepse konkursi ishte shumë serioz. Unë nuk e kam idenë e parashikimeve që keni bërë ju dhe nuk keni pse të shqetësoheni në largpamësinë tuaj për përzgjedhjen e profilit, duke e gjetur ju fituesin para se ai të konkurronte. Pra, ju keni gjetur edhe fituesin para se të konkurronte.
Kjo është ajo që po mundohem t’ju shpjegoj: Komandanti i Gardës së Republikës është përzgjedhur mbi frymën e ligjit, ku qëllimi kryesor ishte rregullimi i kohëzgjatjes së ruajtjes së personaliteteve dhe banesave, përmirësimi i të drejtës dhe kompensimit financiar për punonjësit dhe drejtuesit e Gardës. Dhe qëllimi numër tre ishte hartimi i një procedure dhe përcaktimi i kushteve për kriteret për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës. Pra, këto kritere ndryshojnë komplet me kriteret e janarit 2021. Faleminderit!”
Replika e dytë: “Edhe një herë për ta rikujtuar deputetin, i cili akuzon drejtues dhe funksionar publik. Tani më dëgjo mua, merr raportin e EUROPOL-it të nxjerr, e ke të publikuar në faqen e internetit, i cili shpjegon se strukturat e zbatimit dhe agjencive ligjzbatuese të Holandës, Belgjikës dhe Francës kanë nisur një operacion në vitin 2021 dhe atje janë konsideruar si biseda me vlerë hetimore këto biseda të cilat nuk lidhen fare me aludimet që ngrini ju dhe ky raport është publik dhe që të informoheni për çdo gjë mbi këtë raport duke qenë se kam qenë dhe shefi i EUROPOL-it mund të më kontaktoni edhe pas seancës t’ju sqaroj procedurat sesi funksionojnë strukturat dhe bashkërendimi i tyre.
Për këto akuza ka reaguar edhe vetë Drejtori i policisë, Edmond Sulaj.
“Lidhur me disa deklarime të bëra nga një përfaqësues i një subjekti politik në seancën plenare të datës 12.09.2024 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për disa insinuata për emërimin tim Drejtor të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, unë ndiej përgjegjësinë morale dhe profesionale të sqaroj opinion publik se këto deklarata të bëra sot, janë shpifje, të pabazuara dhe synojnë që të cenojnë figurën time në këtë proces të rëndësishëm të hapjes së konkurseve për pozicionet drejtuese në Policinë e Shtetit.
Sqaroj opinionin publik se unë Drejtuesi i Parë Edmond Reis SULAJ, jam emëruar në këtë pozicion sipas Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nr. 6108, datë 11.10.2023. Sqarohet qartësisht se emërimi im, është kryer rreth 3 vite më vonë se periudha kohore së cilës i referohet deklaruesi.
Në vijim, informoj se do të procedoj me hapat ligjorë që parashikon ligji në fuqi, përfshirë edhe depozitimin e një kallëzimi penal”, tha ai.