Aktualitet

Ministrja Manastirliu thirrje qytetarëve: “Mos ejani vonë në spitale”

Nga foltorja e Kuvendit, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mos shkojnë vonë në spitale nëse janë në gjendje jo të mirë nga infektimi me COVID-19.

“Ne e kemi ndërtuar sistemin e Urgjencës Kombëtare falë vizionit të Ramës dhe punës së kolegut Beqja dhe falë punës së të gjithëve sot. Ne jemi të vetëdijshëm që ka ende shumë vend për përmirësim. Sipas planit të vjeshtë-dimrit filluam paketën e rimbursimit. Mos ejani vonë në spitale! Mos dëgjoni ata që flasin e thonë që mjekët nuk shërbejnë, që nuk ka shtretër. Nuk e bëjnë për ju, e bëjnë për hallin e pushtetit të tyre. Kanë hallet e bizneseve të tyre. Nuk janë kujdesur për ju atëherë kur ju dha mundësia dhe e lanë shëndetësinë në gërmadhë. E lanë shëndetësinë të vuante si një kufomë, është koha të besojmë ekspertët në këtë betejë të vështirë. Solidaritet na duhet në këto momente”,-tha ministrja Manastirliu.