Sport

Miqësorja me Katarin, kombëtarja niset nesër drejt Spanjës!

Më datë nëntë nëntor, Kombëtarja e Shqipërisë luan miqësoren e parë të muajit nëntor, atë ndaj Katarit në Spanjë.

Trajneri Edy Reja edhe në këtë grumbullim, vendosi t’i besojë futbollistëve të kampionatit shqiptar ndërsa nga jashtë vjen vetëm Kristal Abazaj (Istanbulspor) dhe Arlis Shala (Drenica).

Kuqezinjtë janë zhvendosur ndërkohë në Rrogozhinë, aty ku u stërvitën në stadiumin e Egnatias teksa ditën e nesërme kombëtarja do të udhëtojë për në Spanjë, aty ku në Marbella në orën 18:30, zbresin në fushë përballë Katarit.

Kujtojmë se kjo miqësore luhet në një datë e cila nuk konsiderohet zyrtare nga ana e FIFA-s, por në plan për kuqezinjtë janë edhe dy ndeshje të tjera, fillimisht më datë 16 ndaj Italisë dhe më pas më datë 19 ndaj Armenisë.