Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Gossip Showbiz

Miqtë e Aurelës zbulojnë ‘padashje’ emrin e vogëlushit të saj!

Një ndër shtatzënitë më të fshehta që mund të keni parë ndonjëherë është ajo e Aurela Hoxhës. Askush nuk mundi të kishte fakte edhe pse shumë aluduan rreth diçkaje të tillë.
Shumë fjalë qarkulluan se ajo ka sjellë në jetë vogëlushin në muajin maj dhe lajmin e ka mbajtur të fshehtë nga publiku, por vetëm dy ditë më parë ajo e ndau lajmin me të gjithë duke postuar në rrjetin social Instagram, dy foto me të voglin e saj.
E gjithë vëmendja e mediave u fokusua tek këto postime, ku në të cilat sigurisht nuk gjendej portreti i vogëlushit.

Por të gjithë jemi kurioz se si quhet djali i Aurelës…

Kjo kureshtje nuk zgjati shumë pasi mjaftonte të shikonim postimin e fotografit Endrit Mërtiri, i cili i zbuloi të gjitha. Në një foto të postuar në Instagram, së bashku me modelen Dorina Gegiçi, gjithashtu mikeshë shumë e mirë e Hoxhës, ai ka shkruar krahas fotos, “Daja dhe tezja më ‘cool’ e Alaron”.

Mesa duket emri i djalit të Aurelës është Alaron, e duhet ta pranojmë që është një emër tepër i veçantë.
Gjithashtu Aurela ka vendosur në një prej “highlights” ku ka fotot me të birin, shkronjën “A”.