Aktualitet

Miratohet në Kuvend “Projekti i Butrintit”, 78 vota pro, 35 votuan kundër!

Projekti i Butrintit u miratua me 78 vota pro këtë të enjte në seancën plenare në Kuvend, pas shumë debateve mes opozitës dhe maxhorancës.

Nga 114 deputetë, 35 votuan kundër dhe një abstenoi.

Kjo temë solli debate të shumta në Kuvend pasditen e sotme.

Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend  ka reaguar me kritika dhe akuza ndaj Kryeministrit Edi Rama për çështjen e Parkut Kombëtar të Butrintit. Ai thot se në këtë zonë është parashikuar që të ndërtohen vila, duke thënë se po rrëmbehen toka për të bërë ndërtime.

Kundërpërgjigja për Sali Berishën i cili tha se Parku i Butrintit po jepet me qëllim që të ndërtohen vila, ka ardhur nga Taulant Balla. Balla ka akuzuar se të gjithë personat të cilët janë kundër marrëveshjes, nuk i intereson Butrinti. Akuzat e tij për Fondin Amerikan, për Ballën janë të qëllimshme që vijnë nga një njeri i shpallur ‘Non Grata’

Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend për parkun e Butrintit ku tha se rishikimi i kufijve u bë me kërkesë të UNESCI për shakah të ndërtimeve pa leje që ishin ndërtuar në hapësirën e tij. Duke iu referuar kohës kur PD ka qenë në pushtet, Rama tha se dihet kush i lejoi këto ndërtime pa leje në zonën e Butrintit.

Kreu i qeverisë u ndal edhe në projektin e fondit shqiptaro-amerikan, ku i tha opozitës që t’i marrin të keqen, për shkak të debateve që kanë ngritur sot në Kuvend.

Kryeministri Edi Rama tha se projekti i ri i Butrintit e trashëgiminë tonë kulturore në një nivel tjetër, teksa tha se është mësuar me akuzat që bën opozita. Sipas Ramës të njëjtën gjë kanë bërë me stadiumin, të njëjtën dhe me Teatrin.