Celebrities Gossip Showbiz

Miriam Cani reklamon koleksionin e ri “Mimi Organic” në mënyrën më të ëmbël!

Miriam Cani është prej kohësh një këngëtare që njihet për zërin e saj të ëmbël dhe të mrekullueshëm. Së bashku me partnerin e saj, Alban Skënderaj bëjnë një çift shumë të pëlqyer të showbiz-it. Miriami përveçse si një këngëtare (që nuk ka qenë shumë aktive në tregun muzikor së fundmi) ka dhe një biznes me veshje për fëmijë, që e ka quajtur “Bota e Mimit”, ashtu si emri i vajzës së saj.

E teksa ka reklamuar koleksionin e ri të veshjeve të quajtur “Mimi Organic”, këngëtarja na ka shfaqur një imazh shumë të ëmbël të djalit të saj të vogël të veshur me një nga veshjet e koleksionit. Këtë postim Miriami na e ka shoqëruar me një përshkrim shumë ‘cute’.

Duam, lepurushi i veshur me koleksionin e ri e •MIMI ORGANIC• i cili do jetë një mrekulli këtë Vjeshtë/Dimër Gjithçka 100% prodhim organik dhe certifikuar ndërkombëtarisht. Dhe pak kohë na ndanë nga publikimi i koleksionit tonë të ri 😇

Rikujtojmë se, Miriami dhe Albani janë prindër të fëmijëve, një vajze dhe një djali. Dyshja e këngëtarëve që janë gjithmonë pranë publikut kanë rrëfyer historinë e ëmbël se si zbuluan që engjëlli i tyre do të vinte në jetë kur ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë e gjithashtu teksa ishin edhe në xhirimet e klipit “Duamë”.

Pikërisht për këtë ata e kanë pagëzuar të voglin e tyre me emrin Duam.