Celebrities Gossip Showbiz

Mischa Barton: “Për hir të karrierës më thanë të flija me Leonardo DiCaprio-n…”!

Së fundmi aktorja e njohur Mischa Barton pohoi se asaj i thanë të flinte me yllin e filmave Leonardo DiCaprio kur ajo ishte vetëm 19-vjeçe. Në një intervistë të vitit 2005, e cila është rishfaqur pas takimeve të fundit të DiCaprios me modelen 19-vjeçare Eden Polani, ylli i “OC” kujtoi sesi publicisti i saj i atëhershëm e kishte nxitur të flinte me ‘playboy’-in famëkeq, i cili në atë kohë ishte 30 vjeç. 37-vjeçarja u shpreh se përfaqësuesi i saj i tha: “Shkoni dhe flini me atë njeri” kur panë DiCaprion në një sesion fotografik në Malibu, Kaliforni.

Për më tepër, aktorja e “Sixth Sense” pretendoi se ajo ishte këshilluar ta bënte këtë për hir të karrierës së saj. Barton i tha revistës se ajo nuk kishte asnjë interes të dilte me një burrë të moshuar përpara se të pyeste: “A nuk është Leo, 30 apo diçka kështu?”.

Në atë kohë, ylli i “Titanic” ishte kthyer në treg pas ndarjes së tij nga supermodelja Gisele Bundchen pas një lidhjeje të trazuar. Intervista prej dekadash u shpërnda sërish në internet këtë javë pasi DiCaprio u kritikua pasi u pa me Polanin në një ngjarje të “Grammy’.

Por menjëherë pasi dyshja u panë së bashku, një burim i afërt me DiCaprio sqaroi për Page Six se ato nuk janë në një lidhje romantike. Burimi shtoi se një fotografi e bënte të dukej sikur ishin bashkë, por është e qartë që Leo nuk mund të takohet me çdo person me të cilin ai është në një festë.

Dyshja morën pjesë në eventin e Ebony Riley, ku të ftuar ishin edhe shumë yje të tjerë. Rikujtojmë se aktori njihet për lidhjet e tij romantike me modelet shumë më të reja në moshë. DiCaprio gjithashtu u përfol kohët e fundit se ishte i lidhur me 23-vjeçaren, Victoria Lamas, vajzën e aktorit të “Falcon Crest”, Lorenzo Lamas. Disa kohë më parë ai u përfol edhe për romancën e tij me supermodelen Gigi Hadid.