Bota

Miss Franca 2021, 7 të dënuar për fyerjet antisemite ndaj April Benayom, e renditur e dyta!

Në Twitter kishin shkruar fyerje antisemite për izraeliten April Benayoum, e renditur e dyta në konkursin e bukurisë Miss Franca 2021, ndërsa tani janë dënuar. Autorët e postimeve të tilla si: “do të humbasësh”, “xhaxha Hitleri harroi të të zhdukte” e “do të pendohesh që je gjallë”, tashmë duhet të paguajnë gjoba që variojnë nga 300 në 800 euro. Por, vetëm 7 prej tyre pasi një i 8-të nuk u shpall fajtor.

Në fund të shtatorit, Prokuroria e Parisit kërkoi dy muaj burg me kusht për 4 burra e 4 gra, të akuzuar “Për padrejtësi publike, për shkak të origjinës, etnisë, racës apo fesë”.

Të dënuarit e moshave nga 30 në 58-vjeç duhet të dëmshpërbejnë të dëmtuarën, si dhe palët civile, të përfshira në procesin gjyqësor. Këtu bëjnë pjesë Unioni Ndërkombëtar kundër Racizmit e Antisemitizmit, ai i Studentëve Hebrenj Francezë, SOS Racisme, Mrap e të tjera grupe të angazhuara në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Gjysma e të dënuarve duhet të ndjekin edhe “kurs qytetarie” për dy ditë, gjithnjë sipas vendimit të gjykatës. Në sallën e gjyqit, të gjithë pranuan se ishin autorë të komenteve fyese, por përjashtuan natyrën antisemite të mesazheve. Disa përmendën faktin se vepruan në emër të kauzës palestineze.

Vetë Benayoum deklaroi:

Sa trishtuese të shohësh një sjellje të tillë në kohët kur jetojmë. Sigurisht që këto komente, nuk më prekin aspak.