HistoGri

Mistere, skuta të errëta dhe histori konspiracioni! Gjithçka do të ndiqni në “HistoGri” me Eno Popin

Pas suksesit të programit “Dilema Sociale”, ku diskutoheshin mëdyshjet shoqërore të kohërave që jetojmë, Eno Popi rikthehet në TAR me një program krejtësisht ndryshe.

Nga sot në Top Albania Radio nis një cikël dokumentar radiofonik, HistoGri. Që në dëgjimin e parë është e kuptueshme që në thelb të këtij cikli në radio do të përmbajë histori dhe qasja do të jetë bashkë me dritëhijet e saj, të cilat nuk njihen pak ose aspak publikisht. Historitë që do të vijnë këto javë në Radio, hyjnë në skutat më të paimagjinueshme të ngjarjeve të shumë emrave të njohur të muzikës, filmit, televizionit dhe politikës, pas Luftës së Dytë Botërore.

Disa prej historive më misterioze Hollywood-iane, jeta, vepra dhe vdekja e artistëve më të njohur dhe më ndikues ndër breza. Narrativa në këtë program është ndërtuar në bazë të kërkimit të fakteve dhe bërjes së tyre publike në çdo kohë, me apo pa hije konspiracioni nga pas. Pikërisht për këtë. urojmë që do t’ju mbajë mbërthyer mbas radios në çdo episod.

Nga e vërteta e vdekjes së Jim Morrison, misteret e jetës së Elvis Presleyt, degradimit te Marlon Brando, dramës së Edit Piaf, apo se si Stanley Cubric krijoi mashtrimin e mbërritjen në Hënë të njeriut. Këto janë vetëm disa nga shumë misteret dhe dramat që do të ndiqni në “HistoGri”.

Eno Popi këtë sezon, së bashku me Saix, çdo të shtunë vijnë me ‘HistoGri’. I pari për emisionin e sotëm, është legjenda, Elvis Presley, duke sjellë detaje nga vdekja e tij e supozuar si e sajuar deri tek lidhja direkte me vrasjen e ish presidentit Kennedy.

Ju kujtojmë se këtë program që dëgjoni sot në TAR, do të jetë i disponueshëm edhe në çdo platformë podcasti në botë për ta dëgjuar ku dhe kur të doni ju. Megjithatë, transmetimin direkt mund ta dëgjoni çdo të shtunë në orën 18:00.