Bota Design

Misteri i mbytjes së anijes luftarake në brigjet britanike!

Anija luftarake, Klein Hollandia e fundosur nga Britania 350 vjet më parë mori një mbrojtje të veçantë. Anija pësoi një aksident misterioz në brigjet e Eastbourne, gjatë shekullit të 17-të. Ekspertët kanë zbuluar se anija që tani shtrihet 100 metra nën ujë, mori pjesë në betejat e mëdha në luftën e dytë anglo-holandeze përpara se të shkatërroheshin nga forcat angleze dhe në 1672.

Ministri i Trashëgimisë Lord Parkinson i Whitley Bay tha:

Identifikimi i Klein Hollandia ofron një vështrim në shekullin e shtatëmbëdhjetë, duke na dhënë një shans për të mësuar më shumë rreth historisë detare të kësaj periudhe dhe për të zbuluar thesare që kanë qenë nën ujë për qindra vjet.

Rikujtojmë, se brenda pak vitesh, Orient Express do të “pushtojë” detet. Orient Express Silenseas, anija e parë me vela me këtë emër, është prezantuar së fundmi nga kompania franceze “Accor”. Anija 220 metra e gjatë parashikohet të nisë udhëtimin e saj të parë në pranverën e vitit 2026 dhe është frymëzuar nga epoka e artë e Rivierës Franceze. Sipas “Accor”, do të jetë anija me vela më e madhe në botë.