Love & Sex Sociale Sot Nuk Është e Hënë

Mitet e pavërteta në lidhje me sjelljen e vajzave kundrejt djemve!

Ditën e sotme në “Sot Nuk Është e Hënë”, nën moderimin e Koloreto Cukalit, ishte e ftuar Blerina Shehu. Ajo foli mbi një temë që me siguri të gjitha vajzat i shqetëson. Ndaj, për të gjitha ato që pyesin veten çfarë është mit dhe çfarë është e vërtetë në lidhje me sjelljen e vajzave kundrejt djemve, Blerina sjell përgjigjet e studimeve.

Mos bëni si të vështira

Vajzat shpeshherë mendojnë se duke bërë si të vështira, si të pakapshme e si të paarritshme do ta bëjnë për vete një burrë. Kjo e ka gjenezën nga besimi se burri është gjahtar dhe i ka pëlqyer gjithnjë të gjuajë e të vrapojë. Ky është një mit që duhet të rrëzohet. Nuk ka të bëjë fakti që je ‘e lehtë’, nëse nuk bën si e vështirë.

Tregohuni të natyrshme

Vajzat janë të fiksuara pas pamjes. Më saktë, vajzat mendojnë që burrat shohin te to veç pamjen. Kjo është përforcuar edhe me rrjetet sociale, ku ato u vënë filtra fotove të tyre. Vajzat, dhe sidomos ato pa eksperiencë, e besojnë këtë. Kjo duhet të bjerë poshtë. Djemtë shohin pamjen e jashtme te vajzat, por kjo nuk ndodh gjithnjë, dhe për një periudhë afatgjate.

Mos abuzoni

Vajzat nuk duhet të abuzojnë me “një fuqi të mbinatyrshme” që mendojnë se burrat kanë. Miti se burrat mund t’ju mbrojnë nga rreziqet, insektet apo gjithçka tjetër duhet të bjerë poshtë. Të jeni delikate është në rregull, të shtireni sikur jeni delikate, kjo nuk bën sens.

Mos bëni sikur keni një varg me burra që ju ndjekin

Vajzat mendojnë se nëse sillen si të kenë një varg me burra që i dëshirojnë, ato do të tërheqin më shumë vëmendje nga mashkulli që duan. Por kjo nuk do të ishte produktive. Ju do të tërhiqnit burrin e gabuar, pasi ai nuk dashuron ju por pëlqen sfidat. Gjithashtu, ju mund të largoni atë të duhurin, i cili i drejtuar nga respekti për veten, heq dorë pa provuar ende, sidomos kur kjo nuk është e vërtetë, pra kur ju shtireni sikur e përzgjidhni djalin mes një tufë të madhe djemsh.

Ndaloni së thëni “Po”

Shpeshherë vajzat mendojnë se po të thonë gjithnjë “Po” janë të duhurat në sytë e meshkujve. Kjo është e gabuar. Ju duhet të dini të thoni “Jo”, duhet të dini kur të refuzoni dhe si ta bëni diçka të tillë. Ju nuk mund të pranoni gjithçka që partneri ju kërkon, pasi atëherë vetë ju nuk do të jeni të lumtura.

Mos u sillni siç e dini ju që ai do të donte që ju të silleshit

Jini vetvetja. Jini të vërteta. Nxirrni anën tuaj më të mirë, por jo atë që nuk përputhet me ju. Ndaj, nëse e dini që partneri juaj preferon dikë më lozonjare, mos u shtirni në këtë mënyrë vetëm që t’i pëlqeni. Nëse e dini që ai pëlqen të shohë ndeshje sportive me ju, por ju nuk e bëni dot, thjesht mos e bëni. Nëse shtireni nuk do t’ia dilni për një periudhë të gjatë kohore. Ju do të lodheni dhe ai do të zhgënjehet.