Bota Botë e Çuditshme

Mjaftoi një ndryshim në rutinën e blerjes së lotarisë, çifti i të moshuarve fiton 100,008 dollarë!

Një çift nga Maryland tregoi se një ndryshim i papritur në rutinën e blerjes së lotarisë çoi në fitimin e 100,008 dollarëve. 70-vjeçari nga North Potomac u tha zyrtarëve të Lotarisë së Maryland-it se gruaja e tij në përgjithësi i merr biletat e Powerball-it kur çmimi i parë rritet, por atij iu desh të vepronte personalisht kur ajo nuk kishte kohë të mjaftueshme për të ndaluar.

I moshuar i tha zyrtarëve se:

Gruaja ime duhej të blinte biletat, por nuk ia doli, kështu që unë përfundova t’i merrja në Steve’s Deli.

Ai kontrolloi biletat e tij për shortin e 2 nëntorit të nesërmen dhe zbuloi se një biletë kishte fituar një çmim prej 8 dollarësh dhe një tjetër shënoi një xhekpot prej 100,000 dollarësh.

I tregova gruas sime biletën, numrat fitues dhe rregullat e lojës. Ajo hodhi një sy dhe tha: “Ne fituam 50,000 dollarë”. I tregova se kisha paguar dollarin shtesë për opsionin Power Play, kështu që shumëzoji ato 50,000 dollarë me dy!

Rikujtojmë, se një burrë në Kinën Jugore, i cili fitoi pak më pak se 220 milionë juanë apo 30.6 milionë dollarë në lotari, tha se nuk ia kishte thënë gruas dhe fëmijës së tij sepse ishte i shqetësuar se paratë mund t’i bënin ata arrogantë dhe dembelë. Burri, i identifikuar me pseudonimin Li, bleu 40 bileta lotarie për 11 dollarë, 80 juanë në rajonin autonom Guangxi Zhuang dhe çdo biletë përmbante të njëjtat shtatë numra.