Mediat indiane pretendojnë se një mjek, i cili kreu operacion në fshikëzën e tëmthit në shtetin indian të Biharit, duke përdorur një video që ka parë në YouTube, ka shkaktuar vdekjen e një djali 15-vjeçar. Sipas “NDTV”, familja e djalit të vdekur pas operacionit ka njoftuar për ngjarjen. Familja pretendoi se fëmija, i cili u shtrua në spital me simptoma të të vjellave dhe dhimbje barku, u operua nga një mjek duke përdorur një video që ai kishte parë në YouTube.
Familja tregon se djalit i është ndalur zemra gjatë operacionit dhe se ai ka ndërruar jetë teksa ishte rrugës për në një spital tjetër me ambulancë. Familjarët e fëmijës pretendojnë se vdekjen e fëmijës së tyre e ka shkaktuar një “mjek fals”, i cili, siç thonë ata, ka ikur dhe e ka lënë fëmijën në spital. Autoritetet indiane njoftuan një hetim për rastin.