Fashion

Modeli i pantallonave i cili do t’ju bëjë të dukeni të veshura shtrenjtë!

Është një detaj fare i vogël që ndan finesën nga vulgariteti dhe kjo nuk ka lidhje me sa shumë shpenzon. Është e gjitha çështje e shijes! Me siguri, prej disa muajsh keni vënë re këtë model pantallonash dhe ndryshimin që bëjnë në pamje sado thjesht të kombinohen.

Pantallonat e gjëra që ngushtohen lart në bel, janë padyshim blerja më e zgjuar që mund të bëni këto kohë! Ka diçka në prerjen e tyre që na bën të dukemi të veshura shtrenjtë dhe shumë elegante në të njëjtën kohë.

Siç mund ta shihni, nuk janë fare të mundimshme për t’u kombinuar. Mjafton një bluzë/këmishë e bardhë, një rrip i zi, sandalet e preferuara dhe jeni gati.

Mund të dukeni si Kendall Jenner!

Një palë pantallona të tillë i shihje shpesh gjatë viteve ’90-të, por ato u rikthyen sërish dhe janë në momentin e tyre më të mirë!

Rosie Huntington-Whiteley!

Rikujtojmë, se vera tashmë po afron dhe të gjithë po rinovojnë gardarobën e tyre duke u bazuar në tendencat e fundit të modës. Po kush janë trendet që do të bejnë ‘namin’ për këtë verë?

Të gjithë ne e dimë që vera është kohë e përshtatshme për të zgjedhur fustane, në të cilat mund të tregoni këmbët tuaja të bukura.

Që prej kohës kur filloi pandemia jeta jonë ka marrë një kthesë tjetër dhe shumë gjëra kanë ndryshuar. Një prej tyre është dëshira e vajzave dhe grave për të veshur reçipeta.