Gossip Health & Beauty

Modelja 57-vjeçare e pasarelave që inkurajon çdo grua të ndjek ëndrrat e saj!

Disa prej nesh mund të pyesin pse gratë mbi 50-vjeçe ndihen të pakënaqura me veten e tyre. Epo, është sepse u vërtetua se ato ndihen sikur vetja e tyre më e re është bllokuar në një trup më të vjetër. Sot, këto ndjenja mund të fillojnë të ndryshojnë falë disa grave të bukura që kanë vendosur të përhapin pozitivitet dhe vetë-pranim kur vjen puna te plakja, si Kathy Jacobs.

Ne besojmë në thënien “mosha është vetëm një numër”. Kjo është arsyeja pse ne bëmë një përzgjedhje të disa fotografive frymëzuese që frymëzojnë bukuri, besim dhe dashuri për veten.

Kathy Jacobs është një aktore, sipërmarrëse dhe modele që jeton në Kaliforni, e cila shkatërroi paragjykimet e bazuara në moshë dhe ato të bazuara në lartësi. Ajo është 57-vjeçe dhe 1.63 e gjatë, duke dëshmuar se trupat janë pa moshë kur shpirtrat janë të lumtur. Ndërsa ajo arriti të krijojë një vend për veten në industri, ajo vazhdon të inkurajojë gratë me format, madhësitë dhe moshat e ndryshme që të shkojnë pas asaj që duan.

Megjithëse Kathy u fut në industri në 1991 si modele, karriera e saj nuk u ndez deri vitin e kaluar kur ajo u bë modelja më e vjetër për numrin e famshëm të rroba banjeve “Sports Illustrated”. Ajo hyri në konkurs dhe ishte në gjendje të ishte në mesin e 6 finalistëve. Qëndrimi dhe pozitiviteti i saj e bënë atë të dallohet dhe të krijojë histori.

Pikërisht kur menduam se ajo nuk mund të na frymëzonte më shumë, ajo shpjegoi vitin e kaluar se:

Unë thjesht dua t’i tregoj botës se çfarë do të thotë të jesh 56-vjeçe. E dini, kam akoma shumë për të bërë brenda meje. 

Kathy vërtetoi se ajo po ndikon edhe tek vajzat më të reja kur tha:

“Ndihem sikur të jem në këtë revistë jo vetëm që i ndihmon gratë e tjera në moshën time, por edhe vajzat më të reja. Të gjithë janë shumë të tmerruara për t’u rritur. Unë kam pasur kaq shumë vajza më të reja dhe më dërgoni mesazh e dhe më thonin:

Faleminderit shumë që e bëtë këtë sepse nuk kam frikë të plakem më.

Kathy-t, i pëlqen të bëjë shëtitje pranë shtëpisë së saj dhe i pëlqen palestra. Ajo ndau një fotografi të saj duke u stërvitur e duke thënë:

Thjesht filloni aty ku jeni tani! Kjo është ajo që i kujtoj vetes kur ndihem sikur nuk i kam arritur qëllimet e mia të fitnesit! Unë do ta shpërblej veten sot për përpjekjen! Shpresoj se ju ndihmon edhe ju.

Këto zakone e ndihmojnë atë të arrijë një mendje, trup dhe shpirt të shëndetshëm.

Fakti që ajo luftoi për ëndrrat e saj dhe më në fund e arriti qëllimin e saj në moshën 57 vjeçe e bën atë edhe më unike.

Ne na pëlqen ta shohim me burrin e saj Rob Jacobs me të cilin festoi 23 vjet martesë dhe vajzën e saj bukuroshe, Abigail Rose. Qëndrimi i saj pozitiv dhe vetë-pranimi po frymëzojnë gratë e tjera të bukura për të qenë versioni më i mirë i vetes së tyre.

Të gjithë, në çdo moshë, duan të jetojnë një jetë të shëndetshme dhe të bukur, por disa njerëz ia dalin mbanë aq shumë, saqë mund të nxisin dhe të tjerët. Ju rikujtojmë, se modelja franceze Yazemeenah Rossi u thinj që në moshën 11-vjeçe, por kjo nuk e ndaloi atë të bëhej modele. Tani ajo është 65-vjeçe dhe ka një pamje për t’u admiruar. Ajo ka ndarë mendimet e saj për plakjen, vetë-pranimin, bukurinë dhe ne pajtohemi me çdo fjalë.