Film & Tv Gossip

Modelja e njohur, Cara Delevingne rikrijon veshjen ikonike nga ky film i famshëm!

Modelja e famshme Cara Delevingne së fundmi ka vendosur të risjellë personazhin e Alicia Silverstone nga filmi “Clueless”, e veshur me një veshje pothuajse plotësisht të njëjtë. Nëpërmjet një postimi në Instagram, bukuroshja shkroi:

Ju mund të habiteni kur të dini që unë në të vërtetë nuk jam e virgjër dhe mund të ngas makinën.

 

Ajo ka një dhomë të kushtuar kostumesh i kompletuar me kapele të çuditshme dhe pajisje për festa.

Puna ime kërkon që unë të vë shumë kapele dhe kostume të ndryshme. Më pëlqen të futem në këta personazhe të ndryshëm, kështu që doja që shtëpia ime të pasqyrojë shumë tema dhe gjendje të ndryshme shpirtërore.

Rikujtojmë, se gjatë një interviste rreth 2 vite më parë, Cara u pyet për karrierën e saj si aktore dhe se kur do t’i rikthehet profesionit të saj të parë, modelingut.

T’i rikthehem? Por unë nuk jam larguar kurrë nga pasarela. Fakti që i jam përqëndruar pak më tepër aktrimit nuk do të thotë që jam tërhequr nga ëndrra ime.

Aktorja e “Pretty Little Liars” para disa kohësh u përfol se ishte në një lidhje dashurie me aktoren Ashley Benson.