Celebrities Showbiz

Modelja e njohur Chrissy Teigen i bën një dedikim prekës të birit të ndjerë!

Së fundmi Chrissy Teigen i ka bërë një dedikim prekës të birit të ndjerë, Jack, në librin e saj më të fundit me receta gatimi. Modelja e njohur ka publikuar librin e titulluar “Cravings: All Together: Recipes To Love Friday” dhe brenda tij i ka bërë një dedikim Jack, që nuk mundi të vinte në jetë. Në një faqe të librit shihen disa biskota dhe mes tyre shkruhet “Për Jack”.

Teigen dhe bashkëshorti i saj, këngëtari John Legend humbën djalin e tyre vitin e shkuar, në javën e 20-të të shtatzënisë së Chrissy-t. Fatkeqësisht vogëlushi nuk mundi t’i shpëtonte një hemorragjie që pati modelja dhe pasi ai lindi pa jetë ajo bëri një postim shumë prekës në rrjete sociale. Pas kësaj ngjarje të rëndë, Chrissy tha se mund të mos ngelet kurrë më shtatzënë. Ajo dhe John Legend janë prindër të dy fëmijëve të vegjël, Luna dhe Miles.

Rikujtojmë se, modelja e njohur Courtney Stodden ka dhënë një deklarate të rëndë që ka bërë për modelen Chrissy Teigen. Në një intervistë për “Daily Beast” ajo hodhi akuza për modelen, Chrissy Teigen. Courtney ka treguar se përveç deklaratave publike të modeles kundrejt saj, i ka shkruar mesazhe që të vriste veten.

Megjithatë, akuzat për modelen e njohur vijojnë dhe duket se nuk kanë të ndalur. Së fundmi ka qenë stilisti i famshëm amerikan i VIP-ave, Michael Costello. Michael ka hedhur akuza të forta ndaj Teigen nëpërmjet një postimi të gjatë që ka bërë në Instagram duke treguar të gjithë zanafillën e bullizmit nga modelja. Chrissy Teigen së fundmi ka publikuar një shkrim të gjatë në Instagram, duke treguar sa keq ndihet pas skandalit të bullizmit që u bë publik kohët e fundit.