Celebrities Showbiz

Modelja e njohur e Victoria’s Secret ‘kryqëzohet’ nga fansat/ Ja se çfarë u bë shkak!

Modelja e njohur Elsa Hosk po merr kritika të shumta nga ndjekësit në rrjet dhe shkak është bërë një foto nudo që ajo postoi në llogarinë e saj në Instagram. Por jo vetëm kaq, ajo vendosi të pozonte duke mbajtur në krah vajzën e saj të vogël. Krahas fotove të postuara, ajo shkruan:

Më lejo të të tregoj për qytetin ku unë u dashurova me babanë tënd…

Në fotografitë e postuara, modelja pozon pranë një dritareje dhe mbi një shtrat ndërsa mban në krah vajzën e saj 7-muajshe Tuulikki, me partnerin e saj Tom Daly. Ndërsa shumë nga 6.8 milion ndjekësit e Hosk në Instagram e pëlqyen postimin, disa vunë në dyshim përshtatshmërinë e shfaqjes së vajzës së saj lakuriq dhe shqetësimin e përbashkët se në rrjet mund të ketë ndonjë pervers apo pedofil. Të tjerët akuzuan modelen se thjesht po kërkonte vëmendje.

Çdo gjë bëhet vetëm për Instagramin… Kjo është thjesht e çuditshme, nuk do të doja ta shihja veten si një foshnjë lakuriq me mamanë time.

Një tjetër shtoi se për shkak se Hosk është nga një vend tjetër (Suedia), ajo mund të ketë besime të ndryshme kulturore në lidhje me lakuriqësinë. Megjithatë, pati dhe shumë nga ata që nuk e morën shumë seriozisht këtë postim, duke ‘u ankuar’ thjesht për personin që do të duhej të pastronte çarçafët e bardhë të shtratit, pasi vogëlushja ishte pa pelena.