Showbiz

Modelja e njohur italiane konfirmon pritjen e ëmbël!

Modelja e famshme, Bellen Rodriguez ka konfirmuar lajmin se është në një pritje të ëmbël dhe se po bëhet nënë për herë të dytë. Këtë gjë bukuroshja e ka konfirmuar në revistën italiane “Chi”.

https://www.instagram.com/p/CLE3LI6p9cm/?utm_source=ig_embed

Rodriguez dhe partneti i saj, Antonio Spinalbese disa muaj më parë nisën romancën e tyre dhe Belen tregoi asokohe se ishte dashuri më shikim të parë.

Ishte dashuri me shikim të parë. Sapo e pash mendova që është shumë i bukur dhe ja thash këtë. Realiteti është që unë kam fëmijë me burra të ndryshëm, por kjo nuk është problem. Jam e lumtur. Pas dështimit me martesën time më në fund gjeta fuqinë të jetoj sërish.

Rikujtojmë, se ylli televiziv është në një lidhje me stilistin e flokëve Antonino Spinalbese, që prej verës së kaluar. Ky është fëmija i dytë për Rodriguez. Ajo ka edhe një djalë 8-vjeçar nga lidhja me ish-partnerin Stefano De Martino.