Showbiz

Modelja e njohur rrëfen betejen me shëndetin mendor!

Prej disa ditësh modelja e njohur, Bella Hadid u shkëput nga rrjetet sociale dhe fansat kishin filluar të shqetësoheshin. Pas mëse dy javësh, Bella është rikthyer në Instagram, duke treguar se ishte “arratisur” për disa ditë për të gjetur vetveten.

Ashtu si një shumë persona të tjera, edhe Bella duket se ka patur një betejë me shëndetin mendor dhe e ka fituar. Në postimin e saj në Instagram ajo ka shkruar se ka mësuar shumë për veten.

Qëndrova larg disa kohë për të reflektuar dhe për të mësuar për veten time në një mënyrë që do të ishte shumë për t’u shpjeguar për momentin, por me kohën do ta shpreh. Kujtimet me të cilat u ktheva janë mençuri e pastër, një marrëdhënie më e ngushtë me veten dhe shpirtin tim, një ndjenjë dashurie për veten që më ka munguar gjithmonë, disa miq të shkëlqyeshëm dhe këto libra ku gjeta veten. Gjeta përsëri veten, forcën dhe dritën time. Unë jam këtu për të qenë një instrument i paqes dhe dashurisë, për të ndihmuar njerëzit që vuajnë… Faleminderit engjëjve të mi që më kanë mbështetur dhe vazhdojnë të më duan. Ju më shpëtuat. Gjeni kohë për të marrë ndihmë për shëndetin tuaj mendor. Ja vlen që të arrini potencialin tuaj të plotë.

https://www.instagram.com/p/CKU4jWtgQH1/?utm_source=ig_embed